E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti Lulëzim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke thënë se nga Irani ka pasur raportime për sulme ndaj 10 anijeve amerikane.

Sipas tij, shteti jordanez e bëri të qartë se qindra raketa u nisën, ndërsa forcat mbrojtëse të Jordanisë arritën t’i neutralizonin.

Ai theksoi gjithashtu se lufta po ndikon edhe te qytetarët, përmes rritjes së çmimeve të naftës, të cilat sipas tij dita-ditës po arrijnë rekorde.

“Kishte raportim nga Irani se ka pasur sulme të tilla ndaj 10 anijeve amerikane, shteti jordanez e bëri të qartë që qindra raketa të nisura, forcat mbrojtëse të Jordanisë arritën që t’i neutralizojnë. Luftimet po vijojnë dhe do të vazhdojnë të mbesin me shpresë. Nga ajo që e tha presidenti izraelit se po i afrohemi fundit dhe regjimi në Iran po i vjen fundi, shpresojmë të ndodhë, pasi të gjithë e dëshirojmë një gjë të tillë. Lufta po na atakon edhe ne me çmime të larta të naftës, që dita-ditës po arrijnë rekord.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›