Eksperti Muhaj: Problemet në sektorin e arsimit tregues i mungesës së politikave afatgjata

Eksperti i arsimit Ardian Muhaj i ftuar në studion e RTSH-24 foli për Planin e ri të Zhvillimit Profesional të Mësuesve dhe Sistemin e ri të Karrierës, të bërë publike vetëm ditën e djeshme, ai tha se në radhë të parë duhet të nxirren mësime me çfarë ka ndodhur me planin e “vjetër” që të kemi një sistem të prezantuar si i ri.
Në këtë kontekst ai shtoi se dikush duhet të mbaj përgjegjësi sepse nuk mund të hedhim poshtë një cikël të tërë në arsim prej 12 vitesh dhe tashme të prezantojmë një sistem të ri.
12 vjet në arsim tha eksperti Muhaj, është një jetë sepse shkon fëmijë në bankat e shkollës dhe përgjatë gjithë kësaj kohe shkojnë në universitet.
“Në radhë të parë duhet të mësojmë që çfarë nuk shkoi me sistemin e mëparshëm dhe pse u bë ky ndryshim. Nuk ka të bëjë me sistemin sepse e njëjta qeveri që ka 12 vite është më shumë se një dekadë dhe në arsim kjo do të thotë një jetë. Kaq vite është cikli që e merr një fëmijë nga klasa e parë deri në universitet. Pra nëse diçka nuk ka shkuar mirë në këto 12 vite do të thotë që krejt jeta e këtij brezi është zëruar”
Ndaj ai theksoi se duhet të merren përgjegjësitë për fajtorët që nuk inplementuar projektin e “vjetër” pastaj të flasim për çfarë do bëjmë sepse nuk bëhet fjalë për njerëz të rinj as për kabinete të reja arsimore.
Eksperti foli dhe për zhvillime pozitive suksese dhe arritje në sistemit arsimor por sipas tij ato janë në pjesën dërrmuese talente individualë, përpjekjeve familjare.
I angazhuar si ekspert i arsimit dhe edukimit në Partin Demokratike, Muahj tha se kemi hartuar një program statik por është program dinamik që ndryshon në saj të zhvillimeve urbane në shoqërinë tonë.
“Gjendja e vështirë në të cilën ndodhet kërkimi shkencor është pasojë e qeverisjes, duke filluar që nga financimi i dobët, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, etj. Shqipëria ka një buxhet të kufizuar për kërkimin shkencor, që bën të vështirë për institucionet dhe kërkuesit të kryejnë kërkime cilësore. Sfidat në sektorin e arsimit si tregues i mungesës së politikave afatgjata”.
Një problem tjetër për ekspertin Muhaj është dhe problemi i shpopullimit që nuk lidhet vetëm me pakësimin e numrit të nxënëseve por dhe të stafit pedagogjik.
“Shpopullimi është një problem mjaft i madh dhe shqetësues i shoqërisë sonë. Me shpopullim nuk nënkuptohet tha ai, vetëm pakësimin e numrit të nxënësve por dhe rënia e numrit të mësuesve.”.
Nga 40 mijë mësues që kanë qenë në bordero e pagesave, shtoi ai, pak vite më parë sot kemi afro 30 mijë.
“Dhe këto rritje pagese apo sistemi i ri i karrierës nuk kanë funksionuar. Ulja e numrit të mësueseve në këtë masë është simptomë e rënies së interesit tek të rinjtë për të qenë në profesionin shumë fisnik të mësuesisë.”
“Ndërhyrje të menjëhershme duhet të nis na drejtuesit e sistemit sepse ka rënë niveli i përgatitjes së mësueseve që çon në uljen e sistemit të arsimit shqiptar dhe tani përballemi me cilësinë e dobëte të sistemit tonë. Duhet të bëjmë në mënyrë më urgjente funksionimin e qendrave të trajnimit të mësuesisë duke u trajtuar si degë prioritare”.
Një tjetër gjë emergjentë që duhet të merren masa thekson eksperti Muhaj, është depolitizimi në arsim.
“Rruga tjetër është depolitizimi i arsimit, në krye të punës duhet të jenë specialistët e arsimit”
/rtsh.al/