Ekspertiza: Shoferi nuk vdiq nga ataku. Statistikat: Autobusët në Shqipëri, të vjetër
Share
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë arritur në përfundimin se shoferi Pëllumb Çela nuk ka vdekur nga ndonjë atak kardiak, siç ishte spekuluar nga disa media. Po ashtu ai nuk ishte as i alkoolizuar. Edhe familjarët e tij e kanë hedhur poshtë një tezë të tillë, duke thënë se ai ishte një ish- basketbollist, që nuk konsumonte alkool dhe duhan.
Ndërkohë sipas disa statistikave të botuara nga Shqip, në vendin tonë ka rreth 3 mijë automjete të tilla dhe mosha mesatare është 14 vjet. Mjeti i aksidentit ishte 25 vjeçar dhe po ecte me shpejtësi në një zonë të rrezikshme.