Eksportet arritën 221 miliardë lekë në fund të tetorit

Në dhjetëmujorin e 2020-s eksportet e mallrave arritën vlerën 221 miliardë lekë, duke u ulur me 12,2%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 488 miliardë lekë, duke u ulur me 9,7%, krahasuar me një vit më parë.
INSTAT publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme për 10-mujorin e këtij viti.
Sipas INSTAT, deficiti tregtar arriti vlerën 267 miliardë lekë, duke u ulur me 7,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë ai i “tekstile dhe këpucë” me -6,2%, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,8%, “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,3%.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi “ushqim, pije, duhan” me +1,1%.
Grupet që kanë ndikuar neativisht në uljen vjetore të importeve, janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4%, “tekstile dhe këpucë” me -2,2%, “makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -1,5%.