Eksporti i energjise ne nivel rekord. KESH 84 milione euro fitim

84 milion euro eshte shuma e fituar prej Korporates Elektroenergjetike KESH me eksportet e energjise elektrike. Sasia e energjise e shitur prej me shume se 2 miliard kilovatore gjate 6 muajve te pare te vitit perben nje shifer rekord te parealizuar asnjehere me pare ne historine e sistemit energjetik shqiptar. Per te kuptuar shifren mjafton te kujtojme se kjo sasi importi eshte sa rreth 80 per qind e te gjithe prodhimit te vitit 2007.
Sipas te dhenave te komp anise kjo sasi energjie eshte shitur me nje cmim mesatar rreth 42 euro per megavat ore. Rekordi mujor i shitjeve eshte realizuar gjate muajit maj 2010 ku nga sistemi energjetik shqiptar kane kaluar ne tregun rajonal plot 465 milion kilovatore energji elektrike. Ne sasi mbi 400 milione kilovatore ka qene edhe eksporti i muajve mars e prill.
Por rezultati pozitiv i KESH-it per keto muaj nuk perfundon me kaq. Korporata ka edhe nje rezerve te depozituar nga shkembimet me Kosoven ne sasi prej 126 milion kilovatore. Kjo sasi energjie ne pritje per trsquou marre por edhe rezerva e Fierzes e bejne te garantuar furnizimin me energji edhe per muajt e mbetur te vitit. Ky rezultat kaq pozitiv i KESH sipas eksperteve eshte nje argument i mjaftueshem qe ne vitin e ardhshem te mos kete rritje te cmimit te energjise.
Adi Darsi