E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës/ Prokuroria kërkon informacion, kush fshihet pas kompanisë shqiptare në Kroaci?

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, kush fshihet pas
Kompania “Sokolaj shpk” e cila eksportoi 102 kontejnerë me 800 tonë mbetje të KURUM drejt Tajlandës që dyshohet se janë mbetje toksike dhe pritet në kthehen mbrapsht në Shqipëri nuk ka licencë për eksportin e oksidit të hekurit.

Kompania ka bërë kërkesë për marrjen e autorizimit por nuk i është miratuar. Më herët, në vitin 2022, Sokolaj shpk ka patur një autorizim për eksport, por edhe në atë kohë autorizimi nuk ka qenë e specifikuar për oksid hekuri.

Të paktën kështu ka rezultuar nga dokumentat që prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pranë Ministrisë së Mjedisit.

Prokuroria pritet të kërkojë ndërkohë informacion në Kroaci se kush fshihet pas kompanisë DS minerals d.o.o që Sokolaj shpk i shiti 2800 ton të pretenduar oksid hekuri që ua bleu Kurum për 41 mijë euro dhe ia shiti për 141 mijë, pra ia shiti vetes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›