E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Apocalyps e Mustafa Arapit

Piktorë të njohur shqiptarë janë bërë bashkë në përurimin e ekspozitës së mikut të tyre.
Artistit Mustafa Arapi, çelur në Muzeun Kombëtar titulluar “Apocalyps”. Piktori thotë se bëhet fjalë për një përmbysje artistike dhe jo të botës.

20 punimet e prezantuara janë të një teknike të vecantë të krijuara vetëm përmes lapsit dhe janë fryt e një punë 8 vjeçare. Simboli mbizotëron në ciklin e pikturave ku shihet qartë ndikimi i ikonave e afreskeve në të, pasi Arapi për vite të tëra ka punuar si restaurator.

Mendimi i professor Naxhi Bakallit është gjithnjë i vlefshëm, pasi e njëh mirë artin e Arapit ndër vite, pasi ka qenë pedagogu i tij.

Z.Mustafa Arapi piktor e restaurator i mirënjohur ka një karrierë të pasur artistike, fitues i disa cmimeve artistike, dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" për "Nivel të lartë në krijimtarinë artistike", përfaqëson pikturën shqiptare në 1987 në Biennale në Aleksandri dhe në Poloni, dy herë, ku merr dhe "Cmimin e nderit të klasit të Parë".
Kjo ekspoze në Muzeun Historik Kombëtar pas një eksperience artistike të gjatë e të larmishme; autori, përvecse në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë ka celur ekzpozita në shumë vende si Budapest, Itali, Paris, Poloni, Hollande.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›