E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekspozita ”Better red than dead” – Piktori Helidon Haliti prezanton ciklin personal

‘Mjeshtri i madh’ piktori dhe artisti Helidon Haliti sjell për publikun ekspozitën personale “Better red than dead”, një ekspozitë me 10 punime. Këtë herë ngjyra e kuqe është kryefjala e kompozimeve ku artisti kërkon të provokojë me stilin e tij artistik.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është fare i thjesht ku prezantoj një cikël personal i cili që e dua shumë. Ka një bazë të kuqe jo si simbolik agresive por ky është një moment që artisti mendon dhe ashtu vendos”, u shpreh Haliti.

Artisti ka ekspozuar punimet e tij në një prej galerive private në kryeqytet kjo pasi Galeria Kombëtare I është nënshtruar rikonstruksionit, megjithatë Haliti thotë se edhe këto hapësira duhet të jenë funksionale në mënyrë që në kryeqytet të ketë alternativa ekspozimi. Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur deri në datën 22 shtator.

Gazetare: Katerina Kule

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›