E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekspozita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore “shkon” në Shkodër

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Ekspozita “Muaji i Monumenteve Historike” ka mbërritur në kalanë e Shkodrës.

Kjo ndalesë përfaqëson një nga vendet më të rëndësishme historike të Shqipërisë, me një trashëgimi të pasur kulturore që shtrihet për shekuj me radhë.

Me panelet e shfaqura nga arkivi i IKTK-së, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë histori dhe vlera të jashtëzakonshme kulturore, të ilustruara me kujdes ndër vite.

Pak dite më parë, kjo ekspozitë ishte edhe në qytetin e Beratit, ku shfaqi materiale grafike të trashëgimisë kulturore nga e gjithë Shqipëria.

Ky aktivitet shëtitës, vijon të sjellë në vëmendjen e publikut rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të këtyre monumenteve historike.

1 nga 4

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›