E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita me figurat kombetare

Shumë prej figurave më të shquara të kombit, që nga koha e Skënderbeut, janë nderuar nëpërmjet një ekspozite e cila përmban fotografi, gravura e dokumente të përzgjedhura në disa prej arkivave më të rëndësishme në Evropë nga profesor-doktor Eqrem Zenelajt, gjatë një pune hulumtuese 17-vjeçare.

Ekspozita, e titulluar “Figurat Kombëtare në Veprat e Artistëve Evropianë”, ka çelur dyert në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në praninë e shumë personaliteteve të vendit.

Kryeministri Berisha, i pranishëm në ceremoni, ka vlerësuar ekspozitën duke e cilësuar atë si një galeri të krenarisë kombëtare.

Rreth 210 portrete e dokumenta të tjera të pasqyruara janë përzgjedhur ndër 3.500 dokumentet e gjetura nga studiuesi nga Kosova.

Në to gjenden foto të Skëndërbeut në periudha të ndryshme të jetës së tij, të Papa Klementit, aktorit me famë botërore Aleksandër Moisiu, arkitekti i njohur Karl Gega, Ismail Qemalit dhe Nënë Terezës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›