E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozitë me fotot e Marubit, roli i Austro-Hungarisë në pavarësinë e vendit

Tiranë- Janë imazhe që dëshmojnë ngjareje të rëndësishme të historisë së vendit, pjesë e fondit të Fototekës Marubi e të përzgjedhura me kujdes, kanë qëllimin të sjellin në vëmendje rolin dhe kontributin e Austro-Hungarisë në Pavarësimin e Shqipërisë në momentin kur tërë vendi është përfshirë nga festimet e këtij 100-vjetori.

Ekspozita e nisi rrugëtimin e saj nga Universiteti Europian i Tiranës ku u ekspozuan këto imazhe të rralla që për profesorët Tonin Gjuraj dhe Mahir Hoti, janë dëshmi të çmuara të marrëdhënieve por edhe kontributit të perandorisë për pavarësinë e Shqipërisë.

Tonin Gjuraj në çeljen e kësaj ekspozite tha: “Fotografitë e vjetra të Marubit tregojnë dhe vërtetojnë kontributin që Austro-Hungaria ka dhënë në krijimin e kushteve për shpalljen e Pavasarësisë së Shqipërisë. Janë momente të cilat tregojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tregojnë aspekte të historisë së vendit”.

Foto nga ekspozita

Ndërsa Prof.Mahir Hoti, përfaqësues i shoqatës së miqësisë mes vendit tonë dhe Austrisë tha se ‘Fototeka Marubi nuk është thjeshtë një antikuar por një pasuri kombëtare dhe nga fondi i kësaj fototeke janë zgjedhur ato më përfaqësueset dhe më domethënëset për kontributin e ish-perandorisë Austro-Hungareze për pavarësimin dhe mbrojtjejn e trojeve shqiptare’.

Ekspozita për rolin e Austro-Hungarisë në pavarësinë e vendit

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Florian Raunig tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë përherë të jashtëzakonshme e që vijojnë thuajse në të gjitha fushat, edhe sot.

Pamje nga ekspozita

“Këto fotografi dëshmojnë marrëdhëniet tona të kahershme dhe ne jemi prezent edhe tani në vendin tuaj thuajse në çdo fushë. Më pëlqen të veçoj sidomos fushën e kulturës dhe për të parën herë pas mëse 400 vjetësh nga Muzeu i Vienës ne kemi zhvendosur armët e heroit tuaj kombëtar për t’i sjellë ato në Tiranë por që do i marrim sërish’-tha me pak humor ambasadori austriak në vendin tonë. 

Vizitorë

Këto fotografi më pas do të qëndrojnë të ekspozuara në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, sikundër theksoi Ambasadori i Austrisë deri më 13 janar për këdo që ka kurreshtje të shohë dëshmi historike të fokusuara nga dinastia Marubi.

Foto nga ekspozita

Pamje nga 1912-ta

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›