Ekspozitë mozaik dhe picture nga Gëzim LLalla

Ekspozita e tij i ka kaluar kufinjtë e zakonshëm, duke ardhur për herë të parë me piktura të larmishme dhe mozaikë të shumtë në kryeqytet.
Piktori nga Elbasani Gëzim LLalla ka sjell në vemëndje me jetën e tij të rilindur artistike vëmendjen për aromën koloristike që mbart një kohë të kaluar duke e lidhur fort me vitin historik të kombit tonë, të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Ekspozita përmban 24 tablo të punuara me kujdes. E vendosur në Muzeun Historik kombëtar ,kjo është dita e fundit ku autori pret vizitorët e interesuar për imazhet e sjella nga autori nga një "botë e humbur" të cilën ai e mban me vetë për t`ia treguar njerëzve me qëllim rilindjen e dashurisë .