E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozitë për Wallenberg, Berisha: Gjeniu i kurajës dhe i humanizmit

100 vjetori i lindjes së diplomatit suedez Raoul Wallenberg festohet edhe në Shqipëri. Në nder të tij, në muzeun Histrotik Kombëtar u ekzpozuan një sërë dokumentash e materiale në video për kontributin e Wallenberg mbi qendrimin e tij për të shpëtuar në Hungari qindra hebrenjë nga Holokausti gjerman. Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në këtë aktivitet tha se kontriburit i dhënë nga Wallenberg është i pashlyshëm.

“Unë jam shumë i lumtur që ne festojmë 100 vjetorin e lindjes së këtij njeriu të rëndësishëm që në 100 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një koincidencë shumë e bukur. Më lejoni tu falënderoj nga zemra, zoti sekretar i shtetit, zoti ambasador që zgjodhët Tiranën për të festuar dhe kujtuar 100 vjetorin e ditëlindjes së burrit, i cili nderon aq shumë dhe ndoshta më shumë se çdokush tjetër në kohën e tij, Raoul Wallenberg, familjen e tij, kombin tuaj, kombin e tij, qytetërimin në tërësi. Me veprimet e tij, Wallenbergu tregoi se ishte gjeniu i kurajës, me veprimet e tij Wallenberg tregoi se ishte gjeniu i humanizmit. Në mes të luftës, ai zgjodhi të ishte gati për çdo sakrificë, që të organizonte çdo operacion të shpëtonte jetët e mijëra e mijëra jetëve. Asnjë diplomat në histori nuk kishte përdorur misionin e tij në mënyrë kaq kurajoze, kaq humane sa Raul Wallenberg. Edhe shqiptarët që nga 1933 dhe në vazhdim nuk morën pjesë në aktin barbar të Holokaustit. Ata nuk ishin indiferent, por hapën dyert dhe mirëpritën hebrenjt që vinin nga vende të tjera duke u siguruar atyre dokumente dhe strehë. Ata i strehuan në qytet dhe fshatra, u ndryshuan emrat dhe kështu unë mendoj se për ne, të nderosh Ëallenbergun është një nder dhe një rast i madh” u shpreh Berisha.

Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm autoritetet më të lartë të Qeverisë, kryebashkiaku Basha, delegacioni hungarez si dhe diplomatë të akredituar në Shqipëri. Raoul Wallenberg ka lindur më 4 gusht 1912 dhe ka vdekur më 17 korrik 1947. Wallenberg ka qënë i dërguar i posaçëm i Suedisë në Budapest nga korriku deri në dhjetor të vitit 1944. Wallenberg ka lëshuar pasaporta për hebrenjtë dhe i ka strehuar ata në ndërtesa për ti shpëtuar nga Holokausti nazist.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›