E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Lefter Yzeiraj

Interpol Tirana ka ekstraduar pasditen e sotme shtetasin Lefter Reuf Yzeiraj 39-vjec lindur ne Ballsh Fier.
Ky shtetas u ekstradua nga Brukseli pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me nje vendim te vitit 2008 e ka denuar me 18 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te femrave per prostitucion e kryer ne bashkepunim dhe Rrembimit te personit.

Shtetasi Yzeiraj akuzohet se ne vitin 2002 ne bashkepunim me dy shtetas te tjere perkatesisht Edmond MALCI dhe Ylli Lushaj kane rrembyer me qellim trafikimi per prostitucion shtetasen M. R. e cila ishte e dashura e shtetasit Edmond Malci.

Pasi jane vene ne dijeni te kesaj ngjarje autoritetet policore ne daten 17.02.2002 kane arritur te arrestojne dy shtetasit Edmond Malci dhe Ylli Lushaj ndersa shtetasi Lefter Yzeiraj ka arritur te largohet. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Brukselin ne daten 19.03.2010 u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i 39-vjecarit. Tashme ai eshte derguar ne qeli ku do te kaloje 18 vitet e jetes se tij brenda hekurave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›