Ekstradohet nga Greqia, shqiptari i kërkuar për vrasje
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e vrasjes është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë ditën e djeshme. Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana njofton se është ekstraduar nga Athina 47-vjeçari Fiqiret Delija, lindur në Qenas-Fier.
Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar 47-vjeçarin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ngjarja për të cilën është dënuar Delija ka ndodhur më datën 18.03.1999, në fshatin Pojan të Fierit, ku Delija në ambientin e një servisi makinash, pas një konflikti të momentit me shtetasin Arben Driza, e ka qëlluar këtë shtetas me armë zjarri të llojit pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Ekstradohet nga Greqia, shqiptari i kërkuar për vrasje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip