E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia vrasësi shqiptar Edvid Ndile

Ekstradohet nga Italia Edvid Ndile, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar për “Vrasje me paramendim”.

Edvid Ndile, 46 vjeç, banues në Berat është dënuar nga Gjykata e këtij qyteti me 17 vjet burg në vendimin për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, shtetasin G.R katërmbëdhjetë vjet më parë.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2001, kur Ndile ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona, ndër të cilët shtetasi me inicialet G.R

Arrestimi dhe ekstradimi i të dënuarit erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën. Autoritetet italiane i’a kanë dorëzuar të dënuarin në aeroportin Nënë Tereza përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›