E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga SHBA-ja ne 1994 vrau te motren dhe te dashurin e saj

TIRANE- Nje 41 vjecar eshte depertuar nga SHBA ne Shqiperi per te kryer denimin per vrasjen e motres se tij dhe njeriut me te cilen bashkejetonte.

Vrasja kthen pas vitet 1994. Mesditen e 13 shkurtit te 16 viteve me pare. Leke Ndre Suka ne foton ilustruese se bashke me te vellane Pellumb Suken kane qelluar me arme zjarri te motren Gjelina Lulashin dhe Gjon Micin ne fshatin Boric i Vogel te Malesise se Madhe te rrethit Shkoder. Ne ate kohe cifti po kthehej nga nje vizite tek nje i njohur i tyre kur dy vellezerit i kane dale ne prite dhe i kane qelluar per vdekje.

Viktima Gjon i cili ishte i martuar dhe kishte tre femije kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e autoreve te krimit viktimen Gjelina Lulashi se ciles i kishte premtuar se do te divorcohej me bashkeshorten e do te martohej me te. Ky fakt nuk eshte pranuar nga te dy familjet dhe cdo tentative e tyre per tu pajtuar kishte deshtuar.

Me 18 korrik 2002 Gjykata e Shkodres shpall fajtor Leke Suken per vepren penale te Vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe e denon me 16 vjet burg.

Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Eashington u be i mundur lokalizimi dhe arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i Leke Sukes. Sot paradite ne oren 11. 30 minuta u krye deportimi nga Nee York/SHBA ne aeroportin e Rinasit.

Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›