Ekstradohet trafikanti i të miturve

është ekstraduar paraditen e sotme nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar në mungesë për trafik të të miturve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave 60 vjecari Ziko Lena është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 21 vjet burg për akuzën e sipërpërmendur.
Sipas të njëjtave burime, në vitin 2001 Lena shiti një foshnjë për një shumë prej 500 mijë lekësh.