Ekstradohet vrasësi nga Koreja e Jugut, vrau në 1995 një taksist në Korçë, plagosi tre të tjerë

I dënuari me burg përjetë, Ervin Shahini ose i njohur ndryshe dhe me emrin Spartak Lazaj, i cili në vitin 1995 vrau një taksist në Korçë dhe plagosi tre persona të tjerë, u ekstradua nga Koreja e Jugut.
Policia e Shtetit tha se, ai u arratis nga burgjet shqiptare në vitin 1997.
Ervin Shahini aktualisht është 50 vjeç dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në periudha të ndryshme të vitit 1995, ai vrau dhe plagosi me thikë katër shtetas që punonin taksistë.
Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, i godiste drejtuesit me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligj zbatuese. Ky është ekstradimi i parë i një shtetasi shqiptar nga Koreja e Jugut.
Gazetare: F. Tota
/RTSH/