E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekstremistë të djathtë protestojnë në Hagë – Përleshje me policinë dhe i vënë zjarrin një automjeti

Forcat e sigurisë dhe oficerët e policisë holandeze përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit kundër migracionit që u mblodhën të shtunë në Hagë.

30 persona u arrestuan dhe dy oficerë policie u plagosën pasi grupe të mëdha njerëzish u përleshën me forcat e zbatimit të ligjit, duke hedhur edhe gurë dhe shishe ndaj tyre. Rreth 1500 persona bllokuan një autostradë që kalon nëpër qytet, ndërsa një automjeti policor iu vu zjarri. Kryeministri holandez Dick Schoof dënoi ato që i quajti pamje tronditëse të dhunës së paturp, duke theksuar se kjo situatë ishte plotësisht e papranueshme.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë Heert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dy vite më parë në vend dhe që kryeson në sondazhet para zgjedhjeve të ardhshme 29 tetorit, u ftua të fliste në demonstratë por nuk mori pjesë.

Për më tepër, dënoi dhunën ndaj policisë që e konsideroi të papranueshme, dhe tha se ishte vepër e idiotëve.

Qeveria holandeze ra në muajin qershor të këtij viti pasi Wilders tërhoqi partinë e tij të lirisë nga koalicioni qeverisës për shkak të mosmarrëveshjeve për politikat për emigracionin. 

Protesta u organizua nga një aktivist i ekstremit të djathë, që kërkoi politika më të rrepta kundër migracionit dhe masa kundër azilkërkuesve.

Dhuna shpërtheu kur grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve valëvisnin flamuj kombëtarë si dhe flamuj që identifikojnë grupet e ekstremit të djathë u përplasën me forcat e sigurisë.

Protestuesit ndërkohë goditën dhe thyen xhamat e dritareve e selisë së partisë së qendrës së majtë D66 që nga shumë ekstremistë të djathtë konsiderohet si një parti që i shërben elitës progresiste.

“Udhëheqësi i kësaj partie iu kërkoi protestuesve të mos iu afroheshin partive politike. Nëse mendoni se do të na frikësoheni, gaboheni. Kurrë nuk do t’i lëmë ekstremistët që shkaktojnë trazira që të na marrin vendin tonë të bukur”, u shpreh ai në rrjetin social ‘X’.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›