Ekstremisti Nikolic, ne krye te raundit te pare
BEOGRAD - Perfaqesuesi i vijes se ashper Tomislav Nikolic fitoi raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi. Kjo doli dje, nga rezultatet zyrtare. Ato treguan se Nikolic fitoi 39,6 per qind te votave, nderkohe qe Presidenti properendimor, Boris Tadic mori 35,5 per qind. Votimi vendimtar do te jete balotazhi i 3 shkurtit. Sakaq, Kryeministri serb, Vojislav Kostunica, i njohur si nacionalist, vleresohet nga analistet se ka celesat e raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale. Ne raundin e pare, Koshtunica mbeshteti liderin e formacionit te vogel populist te Serbise se Re, Velimir Ilic, edhe pse partia e Tadicit, Partia Demokratike (DS) ben pjese ne koalicionin ne pushtet. Me 7,45 per qind te votave, Ilic doli ne vendin e trete ne raundin e pare, qe u fitua nga ultranacionalisti Tomislav Nikolic (39,57 per qind) perpara Tadicit (35,45 per qind).
"Mbeshtetja e Koshtunices ne raundin e dyte do ta anoje peshoren", vlereson analisti Slobodan Vucetic. "Koshtunica do ta vendose se kush do te jete presidenti i ri i Serbise", vlereson po njesoj ish-ministri i Puneve te Jashtme, Goran Svilanovic. Por, Kryeministri, lider i Partise Demokrate te Serbise (DSS), nuk ka dhene ende asnje te dhene lidhur me qellimet e tij. Dhe ato jane akoma me te veshtira per t'u parashikuar, pasi Koshtunica, me fytyren e verejtur, duket shpesh i padepertueshem. Koshtunica, 64 vjec, ndodhet ne pushtet pothuajse pa shkeputje, si President e me pas si Kryeminister, qe pas renies ne vitin 2000 te regjimit autoritar te Sllobodan Milloshevicit, per te cilen ai kontribuoi brenda levizjes demokratike. Por delli i tij nacionalist eshte forcuar ndjeshem, ndersa ceshtja e statusit perfundimtar te Kosoves ka evoluuar drejt pavaresise, e mbeshtetur tashme nga SHBA-ja dhe shumica e vendeve evropiane dhe qe lideret kosovare mund ta shpallin qe muajin e ardhshem.
Kundershtar i ashper i pavaresise, Koshtunica eshte vecanerisht frymezuesi i nje Kushtetute te re te miratuar vitin e kaluar dhe qe deklaron ne parathenie se Kosova eshte "nje krahine e patjetersueshme" e Serbise. Ai qendron dhe ne origjinen e nje rezolute te koheve te fundit te parlamentit serb, qe mund ta nxise Serbine te heqe dore nga BE-ja nese kjo do te njohe pavaresine e Kosoves. Po ashtu, ai ka bashkepunuar gjithashtu ngushte per hartimin e nje "plani veprimi", detajet e te cilit nuk jane zbuluar kurre, por qe mund te cojne ne nje shkeputje te marredhenieve diplomatike me vendet qe do te njihnin pavaresine e Kosoves. Edhe pse Koshtunica vazhdon te konfirmoje se integrimi evropian eshte nje prioritet, ai nuk eshte se levdon me pak forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike me Rusine, qe mbeshtet fort Beogradin ne qendrimin e tij kunder pavaresise se Kosoves. Koshtunica eshte keshtu nje nga drejtuesit serbe me pro nje marreveshjeje me