E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuadori mbështet sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikantëve në det

Qeveria e Ekuadorit ka mbështetur operacionet ushtarake amerikane që kanë fundosur tre anije gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se anijet e goditura përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacionet janë pjesë e një fushate të zhvilluar prej rreth një viti nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara në zonat e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor, me objektiv luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërhyrjet amerikane kanë shkaktuar debat mbi mënyrën e identifikimit të objektivave dhe provat mbi përfshirjen e tyre në trafikimin e narkotikëve, ndërsa autoritetet amerikane dhe ato ekuadoriane vijojnë të mbrojnë operacionet si pjesë e përpjekjeve për goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.

Otro buque utilizado por el narcotráfico como punto de abastecimiento de combustible fue destruido en aguas internacionales del Pacífico.

➡️ La embarcación, vinculada al Grupo de Delincuencia Organizada “Los Choneros”, servía para sostener las operaciones criminales en el mar y… pic.twitter.com/DVo5F1kiik

— Ministerio de Defensa Nacional del Ecuador (@DefensaEc) September 2, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›