Ekzaminimi me bronkoskopi, realizohet për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani” po sjell shërbime të shtuara për pacientët falë aparaturave moderne që janë futur për trajtimin e tyre.
Për herë të parë në këtë spital është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur lajmin, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.
Sipas Kryeministrit, vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare.
Pas rikonstruksionit të plotë, Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani”, është transformuar në ambiente me kushte moderne për mjekët dhe infermierët duke sjellë përmirësim të shërbimit shëndetësor për mbi 60 mijë banorë.
Godina me sipërfaqe 8,600 m² është kthyer në një qendër moderne shëndetësore për banorët e qytetit, por edhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e gurtë.
Spitali “Omer Nishani” përfshin të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia dhe patologjitë.
Mjekët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës 1 nga 3/e.i/j.p/