E Diel, 8 Nëntor 2026

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lezhë, ku një çift bashkëshortësh është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa udhëtonte me automjet.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren, në aksin rrugor Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci 39 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, 32 vjeçe. Makina është qëlluar me rreth 30 plumba.

Si pasojë e të shtënave, të dy bashkëshortët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sigurimin e provave, zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›