E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohen në Iran dy të dënuarit për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë protestave –

Irani ka ekzekutuar dy burra të tjerë që u arrestuan gjatë protestave në Isfahan në lidhje me vdekjen e katër oficerëve të policisë , raportoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve gjyqësore Mizan.

Agjencia raportoi se Alireza Sepahi dhe Alireza Raishi u dënuan me vdekje për akuzat që përfshinin “pjesëmarrje në një organizatë të armatosur rebele, luftë kundër Zotit përmes mbajtjes së armëve, krijim frike dhe pasigurie, korrupsion në tokë dhe nxitje lufte dhe vrasjesh”.

I njëjti burim raportoi se gjykata supreme mbështeti dënimet e tyre dhe burrat u ekzekutuan këtë mëngjes.


Home
Kryefaqja

Shiko në:

YouTube

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›