Ekzekutohet 38-vjeçari, nisin hetimet
TIRANË- Një shtetas është ekzekutuar në periferi të Tiranës dhe ka humbur jetën rrugës teksa e transportonin në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë "Kafes së Rremës" dhe viktimë është shtetasi Arben Visha.
Sipas të dhënave paraprake të policisë ai është ekzekutuar me armë ndërsa ecte në rrugë. Nuk dihen ende motivet e krimit dhe as autorët, ndërkohë që kanë nisur hetimet.