E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet një person në Tiranë, u qëllua nga dy persona me motorr

Vritet me armë zjarri një person në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në stacionin e fundit të Tiranës së Re, ku shtetasi Elidon Lafeta, 23-vjeç, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilët lëviznin me një motor.

Burimet e para bëjnë me dije se nga të shtënat është plagosur edhe një vajzë 20-vjeçare, e cila ka qënë shoqëruesja e viktimës në momentin që u qëllua.

20-vjeçarja është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak.

Të shtënat u dëgjuan në gjithë zonën, duke shkaktuar panik. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›