E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet shefi i policise se Shijakut Adem Tahiri

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi shefi i policisë së Shijakut Adem Tahiri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 18.00 në Sukth, ndërsa Tahiri ishte në krye të detyrës.

Sipas informacioneve paraprake, Tahiri bashke me nje patrulle policie, gjate nje aksioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndaloi një mjet për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka qëlluar me breshëri mbi Tahirin duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur një grua 70-vjeçare, ndersa efektivi qe shoqeronte viktimen eshte ne gjendje shoku.

Nuk dihet nëse ky person që ka qëlluar, ka qenë pikërisht personi i vënë nën shënjestrën e policisë. Ne zone nderkohe ka nje perqendrim te larte te forcave te rendit dhe aktualisht jane shoqeruar ne komisariat dy persona.Te gjitha rruget kryesore ne zone jane bllokuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›