E Diel, 1 Nëntor 2026

El Chapo pret dënimin në New York, bashkëshortja 30 vjet më e re ekspozon luksin

Ndërsa bashkëshorti i saj trafikant droge pret të dalë para gjykatës së sigurisë së lartë në New York, Emma Coronel Aispuro nuk është kursyer aspak duke treguar jetën e luksit përmes fotove në rrjetet sociale.

Bukuroshja brune, bashkëshorte e Joaquin "El Chapo" Guzman shpesh pozon me veshje provokuese, aksesorë të kushtueshëm, por edhe me armë.

Bosi meksikan i drogës mendohet të ketë rënë në dashuri me modelen pasi e ka parë në një konkurs bukurie kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe ai 47. Tashmë 29-vjeçare, ajo ka edhe dy vajza binjake me El Chapon, të lindura në vitin 2011 në Los Angeles, duke u bërë kështu automatikisht me nënshtetësi amerikane.

Muajin e kaluar ajo postoi edhe një video në Instagram nga festa e ditëlindjes së dy vogëlusheve, me botën e kukullave Barbie si tematikë.

El Chapo pret të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm ku akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai konsiderohet si një ndër bosët më famëkeq të drogës dhe është akuzuar gjithashtu për vrasjen e mijëra personave ndërkohë që pasuria e tij përllogaritet të jetë miliarda dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Në këtë hotel luksoz lundrues mund të qëndrojnë vetëm 38 fatlumë

Kina teston avionin më të madh amfib në botë

Grabitës të maskuar shkaktojnë panik në shtëpinë Beckham

Klubi i makinave të shpejta vetëm për femra

Statuja prej dylli e Nicki Minaj çmend fansat, shtohet siguria në muze / FOTO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›