E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Classico Spanja mban frymen

Në orën 20:00 luhet “El Classico”. Barcelona e Pep Guardiola-s do të kërkojë fitoren përballë Realit të Mourinho-s në fushën e saj, në Camp Nou.

Mbi 400 milion telespektatorë pritet ta ndjekin sfidën nga ekrani, ndërkohë që Spanja mban frymën. Në vendin iberik përplasen me njëra-tjetrën, dy skuadrat më të mira, teknikisht e ekonomikisht, jo vetëm të Primera Division, por të të gjithë botës.

Real udhëheq kampionatin spanjoll me 85 pikë, ndërkohë që Barcelona ndjek me 81 pikë, ndaj e vetmja alternativë për katalanasit që të shpresojnë për ruajtjen e titullit kampion, është fitorja.

Por përvec La Liga-s, dy Real Madrid - BarcelonaSonte “El Clasico” nr.1 e Kupës Real-Barça, 216 ndeshje zyrtareGuardiola: Do të luajmë në sulm skuadrat luftojnë edhe në frontin e Ligës së Kampioneve. Të martën Barcelona do të presë Celsin dhe nëse kërkon të arrijë finalen, duhet të përmbysë rezultatin 1-0 për blutë e Londrës të takimit të parë. Ndërkohë, Real do të presë në Bernabeo Bajernin e Mynihut. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi 2-1 për gjermanët. Real Madrid - Barcelona
Sonte “El Clasico” nr.1 e Kupës
Real-Barça, 216 ndeshje zyrtare
Guardiola: Do të luajmë në sulm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›