El Shaarawy tek Milan mungon vetem vizita mjekesore
Vetëm vizita mjekësore ndan Stephan El Shaarawy nga Milan. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Genoa, Enrico Preziosi.
“Për El Shaarawy marrëveshja me Milan është, mungon vetëm konfirmimi nga vizitat mjekësore, por për ne gjithçka është mbyllur”.
Ndërkohë Kucka, që i pëlqen si kuqezinjve ashtu edhe Interit, është i pashitshëm.
“Kuçka do mbetet një futbollist i Xhenoas për gjithë vitin e ardhshëm, më pas do shohim”, shton drejtuesi kuqeblu.