E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasan- 40-vjeçari, i shpallur në kërkim, vihet në pranga pasi shiti makinat me qira

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është lokalizuar dhe vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. M. Z., banues në Elbasan, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit, 40-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që i kishte marrë me qira dhe më pas i ka shitur ato. Nga dënimi i përgjithshëm prej 2 vitesh, M. Z. i kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 muaj burgim.

Arrestimi i tij vjen si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›