E Enjte, 5 Nëntor 2026

Elbasan/ Arrestohet 38-vjeçari, vodhi 2.5 milionë lekë në fabrikën që administronte

Një 38-vjeçar është arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shpenzimet”.

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e 38-vjeçarit, pasi akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 2 500 000 lekë të rinj.

Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.

Arrestimi i tij u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›