E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Dita e Veres festohet ne shi

Pavarësisht motit me shi me qindra qytetarë të Elbasanit dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë kanë festuar Ditën e Verës, një festë pagane e cila paralajmëron nisjen e një stine tjetër.

Festimet kanë nisur mbrëmjen e të mërkurës me një koncert organizuar nga Bashkia e qytetit për të vijuar paraditen e së enjtes me aktivitete të ndryshme.

Sikurse edhe vitet e shkuara Dita e Verës mblodhi në qytetin e Elbasanit edhe politikanët nga të dy krahët e politikës të cilët kanë ndjekur axhenda të ndryshme festive nga njëri tjetri.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja, me ftesë nga kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini kane nisur te paret viziten ne panairin e biznesit.

Ashtu si kryetari i bashkise se Elbasanit edhe zoti Rama tha se shiu qe si rralle here shoqeroi Diten e Veres do te sjelle bereqet per qytetaret shqiptare, pasi sic tha ai, nje Rilindje do te vije pas 23 qershorit.

Duke i meshuar fort klimes se biznesit, por me nje tjeter qasje  e kane paraqitur ate perfaqesuesit e Qeverise. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Ekonomise Edmond Haxhinasto theksuan punen e kryer nga qeveria shqiptare per lehtesimin e kushteve per biznesin. Topalli tha se me mbarimin e rruges Tirane-Elbasan biznesi i ketij qyteti do te marre nje hov te jashtezakonshem.

Kryetarja e Kuvendit e shoqeruar nga nenkryetari, Turku, ministri i Ekonomise, ai i Mbrojtjes dhe deputetet e zones vizitoi Panairin e Dites se Veres duke u ndalur ne stenden e Keshillit te Qarkut ku u njoh me resurset qe ofron Qarku i Elbasanit. Sipas tradites Zonja Topalli vendosi edhe veroren tradicionale te kesaj feste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›