E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elbasan/ Mori 4200 euro për ndjekjen e dy qjyqeve por nuk kreu asnjë veprim, arrestohet avokati

Një 51-vjeçar me profesion avokat ka rërë në pranga të policisë së Elbasanit për mashtrim. Sipas policisë, 51-vjeçari, G. K. mashtroi një kliente duke i marrë 4200 euro për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore, atë të pronësisë dhe për zgjidhje martese, ndërsa nuk kreu asnjë veprim.

Mashtrimi u kallëzua nga klientja pasi avokati nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.  

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›