E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan-Peqin, makina shtyp 70-vjeçarin

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë, ku një 70-vjeçar është goditur për vdekje nga një automjet. Në momentin e përplasjes, i moshuari ishte duke kaluar rrugën.

Viktima është identifikuar si Ramazan Bahja, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin. Policia e Elbasanit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›