Elbasan/ Zjarr në një banesë, humb jetën 75-vjeçarja

Hamide Çarja nënë e 3 fëmijëve, ka humbur jetën në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shtërmaj.
Dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e 75 vjeçares, e cila jetonte vetëm.
Për pasojë, ajo ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al