E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksidentohet pr vdekje 21-vjecari

Nje tjeter aksident me pasoje vdekjen eshte regjistruar ne Elbasan.

21-vjecari Altin Griba humbi jeten ne aksin rrugor Gostime -Mollas. Griba eshte perplasur me motocikleten e tij me nje kamion me targa te Elbasanit, dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Policia tha se, nga hetimet paraprake mendohet se, 21-vjecari ka qene duke udhetuar me motor, ne drejtim te kundert dhe shpejtesi te madhe ku si pasoje e mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me kamionin.

Grupi hetimor qe shkoi ne vendin e ngjarjes ka vendosur te shoqeroje ne polici drejtuesin e kamionit deri ne pritje te perfundimit te plote te ekspertizes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›