E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan aktivitet per ditet e Frankofonise

Elbasani ka qenë qyteti që ka mbyllur aktivitetet  e shumta të Ditëve të Frankofonisë. Në mbylljen e Pranverës Frankofone ka marrë pjesë edhe ambasadorja franceze Christine Moro, duke e quajtur Elbasanin Kryeqytetin e Frankofonisë. 

Sipas saj aktivitete e shumta në gjuhën frënge shërbejnë për të promovuar  në shumë vënde të botës kulturën franceze.  Gjithashtu Moro është shprehur mjaft e kënaqur për mardhëniet e ngushta mes dy shteteve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit,Qazim Sejdini falenderoi  ambasadoren që zgjodhi Elbasanin për mbylljen e  aktiviteteve kulturore të Frankofonisë.
 
Në mbylljen e aktiviteteve ishin të pranishëm delegatë të Alaeances franceze që operojnë prej disa vitesh .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›