E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bllokohet arsenali i armëve, 3 në pranga

Gazeta Shqip

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona nga të cilët tre akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa 1 për vrasje në bashkëpunim.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Paqësor Gorellari, Nertil Jaçe dhe Jugert Jaçe, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të madhe armatimi.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë në afërsi të Përrenjasit, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin u gjetën 12 pistoleta, një pushkë dhe 500 fishekë.

Policia e Elbasanit gjithashtu informon se ka arrestuar edhe 36-vjeçarin Ilia Pire, banues në Kosovë të Madhe në Belsh, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi, në vitin 2003.

23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, bllokohet arsenali i armëve, 3 në pranga burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›