E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dy aksidente brenda30 minutash, 3 të plagosur

ELBASAN - Dy aksidente me pasojë 3 të plagosur janë shënuar brenda 30 minutash në Elbasan.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Mjekës kur një furgon mallrash u përplas me dy mjete të tjera. Nga aksidenti u shënuan 2 të plagosur, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin  Elbasanit.  Policia shoqëroi drejtuesin e furgonit.

Aksidenti tjetër u shënua në aksin Elbasan-Cërrik, ku makina Ford AA416GK përplasi një kalimtar. Drejtuesi i mjetit Gentian Jolla aksidentoi Fatime Mustafaraj 49 vjeç. E aksidentuara është jashtë rrezikut për jetën.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›