E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan festime per Diten e Veres

Banorët e Elbasanit kanë dalë tashmë në rrugët e qytetit për të festuar Ditën e Verës, me aktivitete të ndryshme të organizuara nga bashkia e qytetit.

Moti i vrenjtur, herë pas here edhe me shi, nuk ka penguar të rinjtë, por edhe të moshuarit, që të zbresin në rrugë për të festuar këtë ditë.

Pavarësisht se dita e shënuar është të enjten, festimet në qytetin-simbol të kësaj feste nisën që pasditen e së mërkurës.

Në pika të ndryshme të Elbasanit shitet ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës, ballokumja.

Ndërkohë, aktivitete të ndryshme janë organizuar edhe në Tiranë, me nismë të bashkisë së kryeqytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›