E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, ikin me pushime, ivjedhin 3 milionë lekë në banesë

 ELBASAN - Policia e Elbasanit informoi sot për 3 të arrestuar për akuzën e 2 vjedhjeve të ndodhura në qytet.
Grabitja e parë ndodhi në banesën e Ardian Peqinit në lagjen 28 Nëntori.  Nga të dhënat e para mësohet se grabitësit kanë përfituar nga mungesa e familjarëve të cilët kishin shkuar për pushime dhe kanë grabitur shumën prej 3 milionë lekë të reja.

Të arrestuarit si autorë të grabitjes kanë Astrit Hysenllari dhe Alenc Camcja dhe policia ka sekuestruar 2 milionë.

Grabitja e dytë ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku nipi ka vjedhur banesën e xhaxhait të tij. Sipas të dhënave të policisë i riu ka grabitur bizhuteri dhe 20 mijë lekë.  

(sg/shqiptarja. com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›