E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan mbetjet spitalore hidhen ne natyre

Mbetjet spitalore të Elbasanit depozitohen në fushën e mbeturinave të qytetit. Ndonëse ka një ligj të mirëpërcaktuar për menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe trajtimin vecmas të tyre, në Elbasan ato hidhen në natyrë të hapur, pranë fushës së vendepozitimit të mbeturinave urbane.

Specialisti i Mjedisit, Beqir Kila e ka mohuar faktin e hedhjes se mbetjeve spitalore në fushën e mbetjeve duke u shprehur jashte kamerave se ky fenomen nuk egziston. Nderkohe keto jane mbetjet spitalore qe ndodhen ende ne fushen e mbeturinave te Elbasanit. Aktualisht Elbasani ka një pajisje për asgjësimin e tyre. Mesohet se agjensia rajonale e mjedisit ka nisur nje grup verifikimi.

Fusha e depozitimit te mbetjeve urbane ne Elbasan eshte nje bombe ekologjike. Ajo eshte teresisht e hapur dhe mbetjet nuk trajtohen apo riciklohen dhe ne ditet pa reshje ato digjen duke krijuar nje re tymi shume toksike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›