E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan mbyllen hetimet ndaj vrasesit serial

Tashme dosja hetimore pritet te shqyrtohet nga Gjykata e Elbasanit ku do te merret me pas edhe nje vendim.

Haki Miska akuzohet per vrasjen e se emes dhe plagosjen e se bijes me date 04.02.2010 ora 17.30 ne vendin e quajtur fshati Pervalle komuna Lunik Librazhd.

Nga ngjarja mbeti e vdekur shtetasja Dile Ramazan Miska 66-vjec si dhe u plagos Besjana Miska 31-vjec. Por kjo vrasje do te bente qe te zbuloheshin edhe dy vrasje te tjera ne ngarkim te ketij shtetasi. Gjate hetimeve u zbulua se Haki Miska kishte vrare bashkeshorten e tij Mimoza Miska te cilen pas krimit e kishte varrosur poshte baneses se tij.

Kjo ngjarje kishte ndodhur 15 vite me pare dhe u desh nje krim tjeter per te zbuluar gruan e humbur te cilen Miska e kishte kerkuar edhe ne nje emision televiziv ne perpjekje per te fshehur sa me shume gjurmet e krimit.

Po ne vitin 1995 i pandehuri Haki Miska ka rrahur per vdekje shtetasin Gani Bruku i cili ka vdekur ne Spitalin Ushtarak te Tiranes me date 08.07.1995 pas ketij veprimi i pandehuri ne ate kohe ka krijuar alibine se shtetasi Gani Bruku ka rene nga nje kumbull.

2010-10-19 0748

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›