E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan nis aksioni ndaj ndertimeve pa leje

Inspektoriati Ndërtimor në Elbasan, ka nisur një aksion për shembjen e disa objekteve pa leje. Sipas Kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit në Bashkisë e Elbasanit Artan Ekmeçiu, në të gjthë territorin do të shemben 42 objekte.

Gjatë paraditës së enjte janë shembur një pjesë e tyre dhe aksioni do të vijojë përgjatë gjithë muajit. Objektet që janë përfshirë në listën e ekzekutimit, janë kryesisht kioska, shtesa pallatesh dhe godina të tjera që nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse. Fillimisht aksioni ka nisur në qendër të qytetit, pranë lagjes “Çlirimi” e më pas ka vijuar pranë Drejtorisë së Tatim Taksave.

Aksioni është shoqëruar pa incidente. Qytetarët janë informuar disa ditë më parë dhe nuk e kanë kundërshtuar shembjen.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›