Elbasan, përplas për vdekje 63-vjeçaren, arrestohet shoferi

Foto ilustruese / Arkiv
Një 63-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor mesnatën e së shtunës në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Luleve, ku 63-vjeçarja Hava Koleci është përplasur nga një mjet tip Benz, me targa EL 25 94 C, i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ardian Cerriku.
Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit. / G.N.