E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagoset me armë zjarri 28-vjeçari, policia nis hetimet

Një 28-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, ku është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar shtetasi Bledar Karai, 28 vjeç.

28-vjeçari ndodhej brenda në automjetin e tij kur është qëlluar me armë në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›