E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan protestojne te verberit

Shoqata e të Verbërve në Elbasan ka zhvilluar një protestë përpara Prefekturës. Sipas tyre  qeveria aktuale ka ndryshuar ligjet për personat me aftësi të kufizuar duke u mohuar atyre shumë të drejta.

Ndryshimet ligjore bënë që likuidimi i  faturave të energjisë elektrike, komunikimit telefonik dhe transportit të eleminohen për këtë kategori duke rritur pabarazinë dhe thelluar përjashtimin shoqëror të personave me aftësi të kufizuara.

Të verbërit kanë kërkuar dorëheqjen Ministrit të Punës Spiro Ksera, ata apelojnë  për ndryshim të këtyre vendimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›