E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan sekuestrohen 9 kg heroine

Policia e Elbasanit ka mundur të kapë 9 kilogramë heroinë dhe të arrestojë shtetasin Abdyl Musaagaj 45 vjeç banues në lagjen 'Dyli Haxhire' në Elbasan.

Operacioni ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ishte koduar me emrin 'Punishtja'. Pas arrestimit, policia shpalli ne kerkim edhe bashkepunetoret e tjere te tij ne trafikun e lendeve narkotike, bashkepunetore qe tashme jane identifikuar.

Aksioni eshte realizuar ne mengjesin e të enjtes dhe u kapen ne cilesine e proves materiale 9 kilograme lende narkotike e llojit heroine, kater  telefona celularë të markave të ndryshme. Nje automejt me targe, TR 0308 L dhe nje peshore. Nga strukturat e Policise  së Elbasanit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›